Levizja Beslidhja Bijtë e Shqipes.Al

Një Komb, Një Besë.

Uncategorized

Holokaustin në Çamëri , bota duhet ta njohë patjetër

Lëvizja Beslidhja Bijtë e Shqipes.

Antarsohu dhe Ti

Nga Rexhina Biba 1

 Refugjatët çamë në Kavajë , Mars 1945

12745652_610514932429611_5740843317032904783_n

Që nga Nishi e deri në Prevezë është Shqipëria .

Kështu gjithmonë , kemi thënë , por edhe sot e kësaj dite ne ende themi kështu , por ne e themi këtë me një krenari të madhe dhe nuk e themi vetëm me një fjalë pa zhurrmë .

Ndërgjegja nuk më lë rehat , përsëri dhe më duhet edhe kësaj radhe , që të shkruaj për një tokë , që sot shtrihet në Greqinë Veriperëndimore , për një tokë martire dhe me trima me fustanellat e tyre , që donin të çlironin vendin e tyre . Edhe njëherë , unë dua të shkruaj për Çamërinë , tokë kjo , që shtrihet që nga 1913 e deri më sot në territorin e Greqisë së sotme .

Të parët tanë , janë pikërisht dëshmitarët tanë kryesor që na lejojnë t’a dimë nëse Europa ka qenë , ajo Evropë që ka treguar mëshirë për tokat shqiptare ? Por edhe historia thotë se Evropa gjatë gjithë shekujve të kaluar , ka qenë e pamëshirshme dhe i ka dhënë tokat tona tek klyshat e Rusisë .

Një ndër këto toka është Çamëria , ajo e cila ishte lënë në duart e barbarëve dhe fashistëve grekë . Greqia po mundohet që t’a fshehë me të gjitha forcat e veta historinë e masakrave dhe holokaustit të tyre ushtruar ndaj popullsisë vendase shqiptaro-autoktone në Çamëri .

Masakra_camet-800x419

Masakra e parë e cila ishte bërë në Çamëri është Masakra e Selanit , e kryer nga barbarët grekë me në krye gjak-pirësin Deli Janaqi e cila u bë në mars të vitit 1913 dhe ishte edhe nisja e Gjenocidit në Çamërinë martire dhe në Çamërinë e trimave të pushkës .

Shprënguljet e çamëve ishin drejtuar për nga Turqia dhe Shqipëria . Shprënguljet e para të çamëve në drejtim të Turqisë u bënë më 30 janar të vitit 1923 ku u shprëngulën më shumë se 10.000 çamë dhe më 1924-1925 edhe 20.000 çamë të tjerë . Këto ishin shenjat e para të shprënguljeve masive të shqiptarëve drejt Turqisë ku sot me mijëra çamë , janë të asimiluar në turq dhe nuk e dinë se nga kanë ardhur .

Holokausti ndaj çamëve nuk kishte përfunduar ende , ai holokaust veçsa kishte filluar dhe do të përfundonte pikërisht në vitet 1945 . 28 qershori i vitit 1944 ishte edhe epilogu i përfundimit të holokaustit për më shumë se gjysmëshekullor dhe holokausti më i madh i ushtruar ndonjëherë në historinë e popullit shqiptar kur në datën e 25 qershorit Napoleon Zervas (i cili ishte me origjinë nga Arta) masakroi më shumë se 2000 çamë në Paramithi në natën e këtij viti dhe kësaj date , dhe më 27 qershor Napoleon Zerva , kreu masakra në të gjithë Çamërinë .

Në informacionin që koloneli britanik Vuthaus i dërgonte Londrës në fundmarsin e vitit 1945 , midis të tjerave shkruante tekstualisht :

“Nisur nga Misioni Aleat që drejtova , ju bëj me dije se Zerva i nxorri jashtë çamët nga shtëpitë e tyre më 1944 , shumica e të cilëve mundën të gjenin strehë në Shqipëri . Dëbimi i tyre u krye sigurisht përmes një gjakderdhjeje të madhe . Veprimi i Zervës u ndoq më pas në marsin e vitit 1945 nga një masakër akoma më e madhe , siç ishte kjo e marsit , në Filat , e cila nuk mund të falet .”

(Arkivi i Institutit të Historisë – Tiranë .)

“Lajm i mirë për Kombin ! Prokuroria e Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë , sot e pranoi Dosjen e Çamërisë , për rikthimin e Çamëve në Trojet e tyre ! Është një ditë e mbarë , dhe një çast historik , tha kryetari i Shoqatës Demokratike “Çamëria” , qendra në Holandë , Festim Lato .” – ky shkrim u publikua më 12 shkurt të vitit 2016 dhe mund të themi se është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët kudo që janë , sepse më në fund po njihet në botë çështja çame me përmasa botërore.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: